Ahmeti: S’ka forcë që mund ta pengojë marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)

Menjëherë pasi në Kuvend u votua për së dyti herë Ligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar qytetarët e Maqedonisë, shkruan Gazeta Lajm. Në një video të postuar në Facebook nga deputeti i BDI-së Artan Grubi, kreu i integristëve, dëgjohet duke thënë se marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk ka forcë që mund ta pengojë. “Urime, urime. Ky është një proces i pandalshëm. Proceset e pandalshme nuk ka forcë që mund t’i ndalë” , ka thënë kreu I BDI-së Ali Ahmeti, në dalje nga salla e Kuvendit. Ligji në fjalë u votua me 69 vota pro dhe 1 i përmbajtur. / Gazeta Lajm

Loading...