Ahmeti takoi Ambasadorin Grek Lalakos

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka realizuar takim lamtumirës me Ambasadorin e Republikës së Greqisë në Maqedoni, z. Haris Lalakos.

Kryetari Ahmeti falënderoi Ambasadorin Lalakos për bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral gjatë mandatit të tij si dhe shprehu vlerësim të lartë për punën e z. Lalakos në Maqedoni në drejtim të përafrimit të dy vendeve tona fqinje.

Ahmeti uroi Ambasadorin Lalakos për detyrën e tij të re dhe shprehu bindje që bashkëpunimi jonë do të vijoj edhe në të ardhmën nëpërmjet të përpjekjeve për të gjetur zgjidhje për kontestin midis Shkupit dhe Athinës që po e mban vendin larg nga integrimi EuroAtlantik.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Lalakos diskutuan edhe rreth situatës në vend dhe në rajon, me ç’rast z. Ahmeti e njohtoi ambasadorin grek në lidhje me qëndrimet e BDI për tejkalim të krizës si dhe për nevojën e zbatimit të menjëhershëm të reformave urgjente nga ana e Qeverisë së Maqedonisë.

Ahmeti konsideron që edhe institucionet e pavarura duhet ta bëjnë punën e vet në përputhje me ligjin dhe mos të lejojnë ndërhyrje politike, por përkundrazi, ta ndihmojnë zgjidhjen e krizës nëpërmjet të zbatimit të përpiktë të detyrave të tyre.

Loading...