Të gjithë ata që duan një Maqedoni të integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian do të përkrahin referendumin e 30 shtatorit, përfshirë këtu edhe opozitën pasi që Integrimi euroatlantik i vendit ēshtë përcaktim edhe i tyre, ka theksuar lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në takimin me ambasadorin holandez në Maqedoni, Vauter Plomp.

Në kumtesën e BDI-së theksohet se Ahmeti dhe Plomp kanë biseduar rreth integrimit euroatlantik, referendumit të 30 shtatorit, sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit si dhe zhvillimet rajonale.

Ahmeti e ka njoftuar ambasadorin holandez rreth përgatitjeve të Bashkimit Demokratik për Integrim për rrumbullakësim të sukseshëm të rrugës Euroatlantike nëpërmjet të zbatimit të referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese.

Lidhur me reformat, sundimit të ligjit, luftës ndaj korupcionit dhe krimit të organizuar, BDI ka vendosur praktikë unike në vend duke ftuar dhe mbështetur organet që të hetojnë çdo pretendim për korrupsion dhe njëkohësisht inkurajon edhe partitë tjera të bëjnë të njëjtën.

“Në fund, z. Ahmeti konkludoi që rruga e vetme për rajonin është pajtimi dhe integrimi i plotë Euroatlantik me zbatim të standardeve evropiane” theksohet në kumtesën e BDI-së.

Loading...