Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka arritur me bashkëshorten në hapjen e manifestimit kulturor “Tetova feston Nëntorin”. Ndërkohë që Hazbi Lika dhe Fatmir Dehari, kanë arritur më vonë.

Ndryshe mbrëmjet e nëntorit u hapën në sallën e Qendrës për Kulturë me mono-dramën e artistit të madh të kombit shqiptarë Mirush Kabashi, i cili mahniti publikun me performansën e tij në “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”, raporton “Lajm”.

Edhe pse Lika e Dehari janë ulur në të njëjtin rresht me Ahmetin dhe nikoqiren Teuta Arifi,  reporteri jonë nga Tetova thotë se edhe në pritjen e organizuar pas shfaqjes, Ahmeti nuk është vërejtur në shoqëri të bashkëpunëtorëve të dikurshëm, që  flet se “krahu rebel” i BDI-së ende nuk është “pajtuar” me kryetarin e partisë.

 

 

Loading...