Kreu i BDI-së Ali Ahmeti është shprehur i sigurt se zgjidhja e kontestit me Greqinë krijon një klimë shumë më të mirë për investime, si vendore, por edhe vendore, ndërsa rrit mirëqenien e çdo qytetari.

“Moszgjidhja e problemeve që ka vendi krijojnë dhe pasoja të mos përparimit në drejtim të ekonomisë, të investimeve, krijohet frika për kapitalin dhe mjetet e qytetarëve. Kjo ka qenë edhe shkaku që tani ka një stagnin në aspektin ekonomik. Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgari ndikon në raportet ndërfqinjësore, por ndikon edhe në zhvillim të ekonomisë, si dhe stabilizon rajon. Zgjidhja e problemit me palën greke krijon një klimë shumë më të mirë për investime, si vendore, por edhe vendore. E rëndësishme është se zgjidhja e emrit detyron Brukselin zyrtar për ndihmë dhe qasje të drejtpërdrejt me Maqedoninë, sepse do hapen kapitujt shumë interesant që e ofrojnë vendin drejt BE-së. Tashmë negociatat realisht po zhvillohen. Sigurisht që ka shumë punë në drejtim të reformave në drejtësi, dhe shumë e rëndësishme është edhe kapitulli për ambientin…”, ka thënë Ahmeti.

Ne mbyllim një kapitull me Greqinë, por hapim shumë kapituj terë të rëndësishëm për vendin dhe rajonin, është shprehur ai.

“Rajoni duhet të shkojë drejt stabilitetit të qëndrueshëm dhe paqe gjithandej. Nuk mund të ketë një Evropë stabile pa një Maqedoni, apo Shqipëri ose Kosovë të integruar. Pa i përmbushur obligimet dhe standardet që na fut në BE, është në të mirën tonë dhe jo të Evropës. Sundimi i ligjeve është në të mirën tonë. Nuk të pyesin në Zvicër apo Gjermani nëse je apo jo shqiptarë. Shkelja e Ligjit gjobitet njësoj për të gjithë…”, ka thënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Loading...