Aida Doci mund të themi se ka pasur një vit të suksesshëm në industrinë e muzikës.

Këngëtarja ka sjell një numër të madh të projekteve, ku së fundi publikoi “Nuk kishte dashuri”.

Por, kënga që e bëri të famshëm bukuroshen tonë është kënga “Bëje Zot”, i cili u shndërrua në një hit.

Madje, fama e biondinës ka arritur edhe deri në shtetin e Azerbajxhanit teksa po i bëjnë reklamë shumë artistë.

Një ndër ta është edhe Mc Bigman Resid Quliev, i cili shihet duke kënduar këngën e Docit në versionin akustik.

Aida me këtë rast e ka falënderuar azren përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka publikuar një video të shkurtër.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Loading...