Mungoi në takimet ndaj Maqedonisë, Lihtenshtejnit dhe Spanjës por përballë Izraelit në 12 Nëntor, Arlind Ajeti me siguri do të jetë i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë në fushën e blertë. Nga Italia vinë sinjale pozitive për trajnerin e kombëtares kuqezi Gianni De Biasi. Sipas atyre që raportojnë mediat që qëndrojnë pranë klubit të Torinos, Arlind Ajeti është riaftësuar plotësisht nga ai dëmtim i gjatë që pësoi në muajin Gusht dhe tashmë do të provojë të bindë trajnerin e skuadrës Granata, Sinisa Mihajlovic për ti besuar një fanellë titullari. 23-vjecari shqiptar ka qenë përforcimi i parë i Torinos në merkaton verës por ende nuk ka arritur të bëjë debutimin e tij me formacionin Granata edhe pse Ajeti shkëlqeu në miqësoret e verës. Ai dëmtim i pësuar vetëm pak ditë përpara fillimit të kampionatit ka shtyrë debutimin e mbrojtësit me Torinon por gjithsesi Ajeti  beson se duke arritur formën optimale do të ketë hapësirat e tij në formacion.

Prej disa ditësh ish lojtari i Baselit i është bashkuar grupit në stërvitje dhe po punon fort për tu vendosur në dispozicion të trajnerit Mihajlovic që ndeshjen e rradhës. Por ndërkohë që Ajeti po bën maksimumin për të fituar një vend titullari në formacionin e Torinos, sirenat e merkatos nuk mungojnë në drejtim të tij. Sipas mediave italiane Pescara vazhdon të këmbëngulë për patur shërbimet e kuqeziut në muajin Janar. Trajneri Massimo Oddo e pëlqen stëpërmi 23-vjecarin i cili nëse nuk gjen shumë hapësira te Torino mund të mendojë seriozisht kalimin te Pescara aty ku do të gjente edhe dy shokët e tij në kombëtaren shqiptare, mesfushorin Ledian Memushaj dhe sulmuesin Rey Manaj.

ajeti-rikthimi-658x538

Loading...