“Sa e vështirë të mbledhësh kaq shumë njerëz të shquar në një vend”, – shkruan gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi në Facebook duke publikuar foton e mësipërme. Sipas tij fotoja është bërë në shkurt të vitit 1938.

Nëse nuk i njihni aty janë: Gaqo Tashko, Lola Gjoka, Ernest Koliqi, Dom Nikoll Koliqi, Tefta Tashko, Asdreni, Lasgush Poradeci, Gjergji Canco dhe Koço Tashko.

Të gjithë bashkë 75 vjet më parë, në një fotografi para “Kafes së Madhe” në Shkodër, atje ku ishte edhe qendra e artit dhe e kulturës shqiptare.

Loading...