Kastro Zizo kohën e fundit është bërë shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

Kastro Zizo ka publikuar edhe një këngë të re, pak ditë pas bashkëpunimit me Robert Berishën dhe Endeta Tarifën, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për baladën me titull “Ajo”, të cilën e solli në duet me artisten Sue, ndërsa këngës ia shoqëruan edhe videoklipin.

Për muzikën është përkujdesur Gramoz Kozeli, orkestrimin e bëri Robert Frroku, kurse për videon e këngës u kujdes “Hija Films”.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re nga Kastro Zizo dhe Sue. /Lajmi.net/

Loading...