Maqedoni

Ajo që vlen për kroatët e sërbët e Bosnjës, pse s’mund të vlejë edhe për shqiptarët e Maqedonisë?!

abdulla mehmeti

A posedon dikush ndonjë dokument zyrtar nga partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni, nga viti 1990 deri më sot, drejtuar institucioneve të shtetit dhe atyre ndërkombëtare, me të cilin kërkohet që populli shqiptar në Maqedoni të mos trajtohet si pakicë kombëtare, por popull shtetformues në Maqedoni?

Përderisa Republika e Maqedonisë është pavarësuar si shtet pas shkatërrimit të ish federatës jugosllave, pse të njëjtat të drejta të trashëshguara nga ish federata e përbashkët nuk janë marrë parasysh për shqiptarët në Maqedoni, të cilët sipas kushtetutës së vitit 1974 kanë qenë element konstituiv i shtetit, siç u është njohur kjo e drejtë kroatëve dhe serbëve në Bosnje e Hercegovinë, me 17%, përkatësisht 30% të popullsisë në atë republikë ish jugosllave, ndërsa shqiptarët në Maqedoni, të cilët zyrtarisht është pranuar se përbëjnë mbi 26% të popullsisë në Maqedoni (kurse sipas të dhënave jozyrtare kjo përqindje është tepër më e lartë?!

Kjo nuk nënkupton patjetër që, sikur në rastin e Bosnje e Hercegovinës, Maqedonia të riorganizohet si federatë apo konfederatë, por pse popullit shqiptar të mos i njihet e drejta e trashëguar, si popull shtetformues në Maqedoni?
(13 shtator 2017)

To Top