Akademi përkujtimore kushtuar Zejadin Ismailit (Video)

(1944-2015)
Zejadin Ismaili u lind me 15.10.1944, në fsahtin Orkoc, Komuna e Likovës (Karadaku i Kumanovës). Shkollën fillore të ulët mbaroi në vendlindje dhe klasët e larta në Likovë. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin e mësuesisë/normale dhe pastaj studimet muzikore në Shkollën e lartë pedagogjike “Kliment Ohridski” në Shkup, drejtimi edukim muzikor, këtu në Shkup gjatë studimeve punoi në shkollën fillore ne Saraj në paralelet prej klasës V-VIII me mësim në gjuhë shqipe dhe maqedonase!
Mësues i muzikës filloi të punoj në shkollën fillore “Dituria” Likovë dhe ne fshatin Hotël (në atë kohë ishtë shkollë nën drejtorinë e shkollës fillore Dituria Likovë). Në vitn 1972 transferohet në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë, me themelimin e shkollës fillore “Vëllazërimi” (tani Naim Frashëri) ku punoi deri në pensionimin, 13 vite punoi në paralelet e shkollave të mesme me mësim në gjuhë shqipe në gjimnaz, ekonomike dhe bujqësi..
Veprimtaria muzikore e Zejadin Ismailit, tregonte në biseda “ qysh si i vogël, filloristë kuptohet me bagëti duke luajtur me fyell dhe qifteli dhe në shkollën e mesme të mësuesisë/normale e asaj kohe si solist, duet, grup me shokë intrerpret. Krijimtaria e tij kalon mbi 50 vjet krijime. Krijimin e fundit më dorzoi mua si amanet kur isha në vizit në shtëpi para disa muajve (që do dë ndalem me komentim në fund)!

…një vështrim i mardhënieve nxënës-mësues-bashkëpunëtor-koleg
-lexim, komentin në librin “Hove shpirtërore” (“Z. Florim Zulfiut, nxënësit dhe nipit tim me shumë dashuri e ndjenjë familjare” 10.07.2012 Z.I), promovimi i fundit i librit të autorit…në promovim Kori Komunal Likovë hapi promovimin me këngën “Festa e mësuesit”, një kujtim i paharruar me mësusesin dhe dirigjentin e parë të Korit Komunal Likovë.
Ishte mësusi im i parë në lëndën edukim muzikor qysh në klasën e tretë dhe të katërt fillore, metodat dhe format e tij më mbetën të paharuara dhe dashuri për të ndjekur hapat e mësusesit që sot jam mësues i muzikës.
Si student në studime gjithmon më këshillonte dhe më ndihmonte jo vetëm mua, por sejcili që kërkonte një gjë prej tij, se për mua mendoj se nxënësi mendon se MËSUESI ka zgjidhje për gjithçka dhe dinë për përgjithçka.
Si koleg në mësimdhënie, nuk mungonte bashkëpunimi i mirëfilltë dhe i palodhëshëm në çfarëdo kohë kur kishim nevoj kërkese, kemi patur bashkëpunim me mirëkuptim dhe mendim të përbashkët në pjesmarrje në festivale të ndryshme, organizimin e garave me kor dhe orkestër, bashkëpunim për iniciativën e teksteve shkollore fillore para vitit 2000, bashkëpinimi si recenzorë i teksteve shkollore nga Kl V-VIII viti 2000-2008, furnizimi me literaturë muzikore, këngën e përbashkët për fëmijë “Fluturat e bardha” e botuar në një libër të ciklit të ulët.
Vizita ime e fundit në mesin e shtatorit të këtij viti, mësuesi edhe pse ishte i lodhur nga sëmundja pyeste për shkollën, nxënësit, shokët, kolegët ku na shoqëronte Zejadini i vogël në dhomë. Në ato momente ariti nga shkolla mbesa e parë e mësuesit, më e dashura PRANVERA na përshëndeti e buzëqeshur dhe e lumtur me shkëlqimin e saj, i dëshiroj rritje të lumtur fëmijëror dhe ti përcjell gjurmët e gjyshit.
Krijimin e parë e mbaj mend kur ishte mësues në shkollën time, me rininë e fshatit të Likovës organizuan një koncert në sallën e rinisë (tani salla e mbledhjeve të komunës së Likovës), këngë kushtuar heroit Bajram Shabani, që e mbaj mend melodikisht dhe tekstin jo të plotë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=4Fjc53V2vhk&w=854&h=480] Do të thotë në bazë të dhënave krijimtaria muzikore e mësuesit filloi aty nga viti 1968 me kompozime këngë për fëmijë përmbledhjen “Notat e lazdruara” ( 50 këngë) dhe “Bletëza” (93 këngë) me udhëzime didaktike për arsimtarët dhe artdashësit e muzikës, këngë korale, popullore me këngëtarët Xhezair Elezi, Ismet Behxheti, Salim Arifi, Nikolë Nikprelaj, Dritë Musliu e tj, të lehta (zbavitëse) me AVI Hareja, Boemët, Foleja Kumanovë dhe anëtarët solistë dhe grupi i këngëtarëve në SHKA Bajram Shabani, “Jeta e RE” Sllupqan, “Xheladin Zeqiri” Tetove, “Drita”” Livadhi.
Disa këngë për fëmijë u intrepretuan në festivalet “Fëmijët këndojnë”, “Trëndelinë”, “Akordet e Kosovës, “Bilbilat e pranverës”, “Bletëzat”,”Festivalin mbarë kombëtar për fëmijë”-Shkodër e tj. Këngët për fëmijë disa prej tyrë janë botuar nëpër gazeta dhe revista në kërkesë të botuesve dhe në përkushtim të festave, ngjarjeve dhe udhëzime didaktime muzikore në: Rilindja, Flaka, Fakti, Shkollari, Fatosi, Gëzimi, Jehona, Doruntina e shume të tjera.
Epopeja e Karadakut, lufta e 2001, kompozitorin e frymëzoi të kompozoj, Balada për të rënit e UÇK-së, ku autori me mjeshtërin e tij e ekzekutoi para publikut drejtëpërdrejtë në Sllupqan, Hotël, Likovë, Kumanovë, Haraqinë, Kërçovë.
Në veprimtarinë si mësues me kor dhe orkestër, në veçanti me kor për fëmijë mbi 10 vite me radhë ishte dalluar nga shkollët tjera pjesmarrëse në garat rajonale në Kumanovë me komunat Kriva Palankë, Kratove, Nagoriqi i vjetër dhe Likovë, vendi i parë me korin e fëmijëve katër zërësh si dhe dy herë në gara Shtetërore në Kavadar vendin e parë, ku për herë të dytë laurohet me plaketën e bronxit si shkollë e parë shqipe pas dyzet viteve. Tani në këtë festival në gara shtetërore marrin pjesë edhe shkolla tjera fituese nga garat rajonale që janë të suksesëshme me vende te para nga Kumanova Jeronim de Rada me kor në udhëheqje të Shermine Memedi dhe Dituria me orkester në udhëheqje të Florim Zulfiu, nxënës të mësuesit Zejadin Ismaili.
Më vitin 1992 në Festivalin mbarë kombëtar në Shkodër, Xhezair Elezi këngëtar zuri vendin e parë me këngën popullore “Zjari i dashurisë” në tekst të Nehas Sopaj dhe muzikën Zejadin Ismaili.
Në krijimtarinë popullore, përpos këngëve Ai hulumtoi folklorin shqiptar kumanovar me rethinë dhe malësi, përgatiti dhe filmoi dokumntar për traditat, doket dhe zakonet kumanovare, Karadakut të Likovës dhe më gjërë. Dokumentar të cilët u shfaqën në televizionet lokale Festa dhe Hana dhe mediume të tjera edhe jashta vendit dhe të përkthyera në gjuhë maqedonase dhe gjermane.
Zejadin Ismaili kompozoi, por kur punonte merrej edhe me shkrime dhe përpilime të programeve mësimore. Prej vitit 1992 e deri 1996 planprogramet/planifikimet globale dhe tematik me përmbajtje për çdo muaj edukimi muzikor per klasën e parë deri në klësën e tetë të botuara në gazetën Flaka.
Viti 2002 dolën në botim tekstet shkollore fillore Arsimi muzikor me fletore muzikore për klasën e V,VI,VII,VIII dhe një tekst shkollor/libër për shkolla të mesme. Tekstet shkollore për ciklin e ultë me koatursi, Metodika e muzikës për mësuesit e ciklit të ulët, Muzika nëpër shekuj, Sharri këndon, Mbi folklorin dhe dhe llojet e tij.
Me reformat në arsim, koncepcioni fillor nga viti 2008, tekstet shkollore të Zejadin Ismailit u larguan nga përdorim me preteks të ndryshimit të planprogrameve mësimore nga ai fillor tetëvjeçar në këtë fillor nëntëvjeçar. Libra të botuara nga autorë joshqiptar të shtrembëruara nga programa mësomore dhe imponuara me muzikë, kulturë, tradita, doke e zakone jo shqiptare. Mësuesi aktual nuk punon me tekstet aktuale të autorëve jo shqiptar, por është detyruar të realizoj programet muzikore mësimore me përmbajtjet me kërkim, hulumtim dhe tekste te vjetra e shumica i përdorin tekstet e Zejadin Ismailit që ishin botim mirëfilltë i begatshëm me cilësi dhe vlera kombëtare pa anashkaluar edhe popujt tjerë.
Libri i fundit, teksti shkollor i përgatitur për klasën e katërt, amanet i mësuesit ( shprehje me gojë)…
…teksti shkollor fillor Arsimi muzikor për Kl IV i përgatitur si punim i fundit i mësuesit, më dorzoi mua amanet që një ditë ky tekst të botohet. Shoqata e pedagogëve të muzikës shqiptar në Maqedoni është duke bërë përpjekje për botimin e teksteve shkollore nga klasa e parë deri në klasën e IX, si dhe për shkolla të mesme!
Në emrin tim dhe të Shoqatës së pedagogëve do të bëjmnë që ky material shkollor i mësuesit një të afërme të shpejtë të botohet, në se është nevoja edhe për të përshtatur me programën mësmore programore bashkë me tekstet tjera shkollore.

m-r Florim Zulfiu ,
Arsimtar i muzikës në SHFK Dituria-Likovë
 

Loading...