Kulturë

Akademik Halimi: “Bardhësitë e Atdheut”- vepër kapitale dhe emblematike 

afrim

MEHMET HALIMI

Me këtë vepër enciklopedike, autori shumë i nderuar, Afrim Mustafa ka përjetësuar  shumë ngjarje e ndodhi, ka regjistruar e përjetësuar shumë beteja e përleshje kundër armiqve  të egër e barbarë dhe i ka bërë të përjetshëm shumë viktima e dëshmorë, gjaku i të cilëve na solli lirinë, sepse liria fitohet, ajo nuk dhurohet… Ajo është e shenjtë dhe shumë e shtrenjtë, ndaj si të tillë duhet të dijmë ta çmojmë e ta gëzojmë, duhet të dijmë ta vlerësojmë e ta ruajmë, siç i ka hije një populli liridashës  e paqedashës.

 

I nderuari  Kryetar i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, effendi mr. Naim Tërrnava,

I nderuari dekan i Fakultetit të Studimeve Islame, prof. dr. Fahrush Rexhepi,

I Nderuari Autor I Enciklopedisë Kombëtare, “ Bardhësitë e Atdheut”,z. Afrim Mustafa,

 

Të Nderuar refereues,

 

Pjesëmarrës s të këtij promovimi solemn madhështor,

Dashamirë të kulturës, historisë sonë kombëtare që prezantoni në këtë promovim shumë të rëndësishëm të histories sonë kombëtare,

Prania juaj e madhështon, e solemnizon dhe e kuptimëson këtë tubim, duke  e kurorëzuar një vepër kapitale dhe enciklopedike – historike e Autorit, Afrim Mustafa , i cili falë dëshirës së madhe e vullnetit të flakët, duke investuar shumë mund, djersë e punë, duke kaluar shumë net pa gjumë , punoi vijimisht e intensivisht dhe arriti t’i tejkalojë të gjitha pengesat drejt synimit e qëllimit të caktuar  të realizimit e të kurorëzimit të kësaj vepre madhore  të historiografisë sonë kombëtare.  Sepse, çdo ngajrje a ndodhi që shkruhet, ajo ruhet… “ Shkrimi është kurthë, e kujtesa është gjah”… Ashtu siç e zë kurtha gjahun, e nuk e lëshon dot,  po ashtu edhe shkrimi e zë dhe e përjetëson kujtesën. Me këtë vepër enciklopedike, autori shumë i nderuar, Afrim Mustafa ka përjetësuar  shumë ngjarje e ndodhi, ka regjistruar e përjetësuar shumë beteja e përleshje kundër armiqve  të egër e barbarë dhe i ka bërë të përjetshëm shumë viktima e dëshmorë, gjaku i të cilëve na solli lirinë, sepse liria fitohet, ajo nuk dhurohet… Ajo është e shenjtë dhe shumë e shtrenjtë, ndaj si të tillë duhet të dijmë ta çmojmë e ta gëzojmë, duhet të dijmë ta vlerësojmë e ta ruajmë, siç i ka hije një populli liridashës  e paqedashës.  Ne si popull, ashtu siç  mburremi e krenohemi me luftëtarët, dëshmorët e heronjtë tanë,  po ashtu mburremi edhe me njerëzit e dijes e të pendës, sepse penda ( lapsi e libri ) është arrna e shpata e intelektualit krjues . Faik Konica, intelektual, i dtur e me famë , shkrimtar e atdhetar i shquar, për t’u arsyetuar para popullit të vet, me përvujtni, modesti  e sinqeritet, tha:  ” Unë nuk jam njeri i luftës.  Polla ime është pena. Me atë, përpiqem t’i ndihmoj atdheut”…   Sepse, popullit e atdheut mund t’i ndihmohet e t’i shërbehet  besnikërisht e  shpirtërisht me tri mënyra parësore: “ Me dituri, me pasuri dhe me trimëri- me jetë , me gjënë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë”, për të jetuar i lirë dhe i denjë njeriu në  atdheun e vet stërgjyshor e autokton. Sepse, “Pa Vatan, ska din dhe iman, pa atdhe s ‘ka besim- fe” ( Haxhi Zeka) …  E  përshëndesim, e përgëzojmë dhe  e urojmë autorin e  veçantë, Afrim Mustafa  për këtë vepër kaq voluminoze , serioze e  shumë madhore, me vlerë të lartë enciklopedike – historike , duke i uruar shëndet e  jetë të gjatë e suksese, që të na dhurojë edhe vepra të tjera…E urojmë edhe Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës dhe Fakultetin e Studimeve Islame për këtë promovim solemn të veprës madhore “ Bardhësitë e Atdheut” dhe autorit madhor, Afrim Mustafa.

 

P.Sh. Ky recension për veprën e përmasave kombëtare të Autorit të njohur mbarëshqiptar, Afrim Mustafa,  shkruar nga Akademik, Mehmet Halimi, është lexuar para shumë të tubuarve të Promovimit Solemn të Enciklopedisë Kombëtare, “Bardhësitë e Atdheut” , mbajtur në Fakultetin e Shkencave Islame, në Prishtinë, më datë 5 maj 2015. Promovues ishin: Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës me në krye mr. Efendi  Naim Tërrnava dhe Fakulteti i Shkencave Islame, udhëhequr nga dekani, prof.dr. Fahrush Rexhepi. Në Promovimin e shkëlqyeshëm, referuan edhe: Mr. Naim Tërrnava, Gjeneralmajor, Rrustem Berisha, prof.dr. Fahrush Rexhepi dhe prof.dr. Agim Zogaj dhe mr. Bahri Gashi  

 

 

 

 

To Top