Akademik Luan Starova dekorohet me dekoratën Legjioni i Nderit

Akademiku dhe shkrimtari Luan Starova është dekoruar nga presidenti i Republikës së Francës me dekoratën Legjioni i Nderit. Ai është bartës edhe i dekoratës së lartë franceze Komandanti i arteve dhe i letërsisë nga viti 2000.

Këto dekarata i ndahen akademikut Luan Starova për kontributin e tij të madh në zhvillimin e marrëdhënieve Francë-Maqedoni në periudhën kur Starova ka qenë ambasadori i parë i Republikës së Maqedonisë në Francë, për kuptimin më të mirë të rajonit në vitet kritike të dekadës së fundit të shekullit të kaluar.

Starova është anëtar i Akademisë evropiane, anëtar i rregullt në Akademinë e shkencave dhe arteve të Maqedonisë, anëtar i Akademisë Mesdhetare nga Napoli, anëtar nderi i Akademisë së shkencave të Shqipërisë, si dhe anëtar i shoqatës shkencore “Lajbnic” nga Berlini.

Dekorata Legjioni i nderit akademikut Starova do t’i dorëzohet në Shkup më 11 prill.

Loading...