Akademiku serb Lubomir Simoviq, në përvjetorin e 80-të të tij gjatë një interviste për të përditshmen e Beogradit “Danas”, tha se “Dikush po heziton t’ia thotë popullit serb të vërtetën për Kosovën”.

Akademiku serb Lubomir Simoviq, në përvjetorin e 80-të të tij gjatë një interviste për të përditshmen e Beogradit “Danas”, duke iu përgjigjur interesimeve të kësaj gazete se si e komenton deklaratën e kryetarit të Akademisë Serbe të Shkencave e të Arteve, Vlladimir Kostiqit, sipas të cilit Kosova është e humbur për Serbinë dhe më pastaj përndjekja politike e tij për këtë pohim, tha se “Dikush po heziton t’ia thotë popullit serb të vërtetën për Kosovën”.

“Para së gjithash do të duhej të dëgjohej ose të lexohej intervista e plotë e Kostiqit. Politikanët këtë as e kanë dëgjuar as lexuar, por kanë reaguar në atë që nëpunësit e tyre të ngarkuar për këtë kanë përzgjedhur dhe transmetuar. Kostiq ndër të tjera ka thënë se Kosova ‘de facto e de jure nuk është më në duart tona’ dhe se ‘këtë dikush duhet t’ia thotë këtij populli’”, tha ai.

“Kjo do të thotë se këtë, këtë të vërtetë, këtij populli dikush po heziton t’ia thotë”.

Politikanët mendojnë se mjafton të thonë ‘Kosova është Serbi’, të deklarojë ‘Kurrë nuk do ta pranojmë pavarësinë e Kosovës’, dhe me këtë kanë kryer detyrën. Ndërsa serbët në Kosovë çdo ditë e kanë më të rëndë e më të vështirë. Dhe atë minimum që e fituan në Bruksel, Bashkësinë e Komunave Serbe, çdo ditë e më shumë është e pasigurt. Druaj se serbëve në Kosovë askush, as Brukseli, as Serbia, as Qeveria e Kosovës së pavarur, asgjë nuk u garanton”, tha Simoviq.

Loading...