Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka dekoruar me mirënjohje ish diktatorin komunist Enver Hoxha. Dekoratën në Tiranë pjesëtarë të Njësitit Special të AKSH-së të quajtur “Kobra”, ia kanë dorëzuar personalisht Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së Enver Hoxhës, shkruan Gazeta Lajm.
“Mirënjohje për kryekomandatin legjendar të pavdekshmin Enver Hoxha”, shkruan në këtë mirënjohje të nënshkruar nga shefi i shtabit SH.Jashari.
Me këtë rast ata kanë bërë edhe një video të cilën e kanë postuar në rrjetet sociale.
“Faleminderit për mikpritjen bujare oj familja e nderit dhe e Kombit (Familja Hoxha)Njëherit flm nga Shtabi përgjithshëm i AKSH që ma dha mundësinë t’ja ndaj Mirënjohjen të madhes (Nanë Nexhmie Hoxha) dhe Të pa vdekshmit (Kryekomandantit Legjendar Enver Hoxha).
Legjendat kurrë nuk vdesin. Plot pesë shekuj nëna rriti Enver Hoxha ndrit na qiti. Të kujtojmë me mall e dashuri brez pas brezi oj shtylla e kombit varri dritë tu bëftë”, ka shkruar njëri prej pjesëtarëve të AKSH-së në facebook.

Loading...