Të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë lënduar kur 11 vagonë nga kompozimi i trenit të shpejtë,  ka dale nga binarët në pjesën veriore të Indisë.

Siç kane kumtuar autoritetet policore te Nju Delhit,  aksidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit hekurudhor në qytetin Maiklura në shtetin federal Utar Pradesh.

Rezultatet e hetimit tregojne se arsyja për daljen e trenit nga binaret  ka pasuar  si rezultat I demtimit te binareve të hekurudhës.  Treni ka qarkulluar në drejtim të qytetit Patna në shtetin federal fqinj Bihar.

Loading...