Një tren transportues, i cili ka qarkulluar në rrugën Gjevgjeli – Shkup sot në mëngjes doli nga binarët në Demir Kapi. Nuk ka të lënduar, është shkaktuar dëm i vogël material. Komunikacioni hekurudhor është ndërprerë.

“Gjatë hyrjes në stacionin e trenit Demir Kapi, sot në mëngjes në orën 8 dhe e 30 minuta treni transportues ka rrëshqitur në kthesë, me ç’rast është dëmtuar. Janë dëmtuar edhe pjesë të binarëve, sinjaleve dhe vagonë. Treni ishte i ngarkuar me pllaka nga Hekurana Shkup”, deklaroi për MIA-n Nevzat Mamuti, zëdhënës i HM Infrastruktura.

Komisioni për inspektim dhe pastrim të ngjarjes është në terren dhe i përcakton shkaqet që çuan në aksident.

“Bëhen përpjekje për të rikahëzuar komunikacionin në rrugën tjetër, me qëllim që të mos ketë ngecje në komunikacionin hekurudhor në atë pjesë të vendit”, njoftojnë nga HM Infrastruktura.

 

Loading...