Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në autostradën Shkup – Tetovë, kur një makinë ka humbur
drejtimin dhe është përplasur me rrethojën e betonit.
Në këtë aksident me lëndime të rënda ka përfunduar një vajzë, e cila po udhëtonte me 52 vjeçarin
nga Shkupi me inicialet Sh.S, i cili drejtonte makinën, thuhet në raportin e policisë, transmeton INA.
Siç bëhet e ditur, aksidenti ka ndodhur kur 52 vjeçari duke drejtuar makinën “Seat Ibiza” ka dal nga
rruga, ka goditur rrethojën e betonit dhe është rrokullisur. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet
mjekësore nga Tetova, me ç’rast vajza e lënduar është transferuar në Klinikat e Shkupit. (INA)

Loading...