Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në fshatin Cërnicë të Gjilanit, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në rajonin e Gjilanit.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, Golf 4 dhe Golf 5. I vdekuri është njëri nga vozitësit e automjetit. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe pesë persona të tjerë”, ka thënë Policia.

Sipas policisë, vozitësi i veturës Golf 4, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa 5 persona tjerë janë duke u trajtuar.

Ndërkaq, vozitësi tjetër i veturës Golf 5 është ndaluar për 48 orë. /Telegrafi/

Loading...