Aksident i rëndë rrugor, BMW X5 përfundon në kanal /VIDEO

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë. Në një video të shpërndarë nga Naser Prapashtinca, shihet një makinë BMW X5 e rrokullisur matanë rrugës.

Po ashtu në këtë video shihen se si zjarrfikësit e nxjerrin nga vetura një person pa ndjenja. Sipas videos, aksidenti mund të ketë ndodhur në fshatin Balincë, pak para hyrjes në autostradë.

Nuk dihet ende gjendja e personit, derisa e aksidentuar ka mbetur edhe një veturë e tipit Audi me targa 03…. Kjo rrugë ka mbetur e bllokuar.

SHPËRNDAJE NË:
Loading...