Aksident i rëndë trafiku në Tetovë

Një aksident i rëndë trafiku sa po ka ndodhur në rrugën Ilindenska në Tetovë më saktësisht në udhëkryqin para Universitetit të Tetovës, njofton Fol.

Fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima  në njerëz, megjithëse janë evidentuar  disa persona të lënduar që tashmë janë dërguar  në qendrën klinike të Tetovës.

Në aksident janë të involvuara dy vetura të markës Mercedes  dhe Renault, tek të cilat vërehehen dëmtime serioze nga përplasja. Poashtu është dëmtuar seriozisht edhe  sinjalistika rrugore.

Ekipet e policisë tashmë janë në vendngjarje dhe janë duke kryer ekspertizën e nevojshme ligjore./Fol/

    

Loading...