Rajon-Botë

Aksident i tmerrshëm, pesë persona humbin jetën (Foto)

aksident1_9713-780x439

Rreth orës 12.40, një vozitës ka alarmuar policinë gjermane se në Landesstrasse 361 ka ndodhur një fatkeqësi e rëndë në afërsi të Nagold (Baden-Württemberg). Gjatë aksidentit, jetën e kanë humbur një familje me dy fëmijët, ndërsa ende nuk dihet se kush mund të ketë qenë viktima e pestë, informojnë mediet gjermane, njofton „Shtegu.com“.

Vozitësi i një kamioni ka dashur të drejtojë në relacionin në mes të Wolfbergut dhe Landesstrasse einfahren. Sipas policisë gjermane, shkaku i aksidentit ka qenë një defekt teknik i kamionit.

Ende nuk dihen prejardhja dhe mosha e viktimave, ndërsa kamioni ka qenë pronë e një sipërmarrje transporti nga Bad Liebenzell. Dyshohet se kamioni me peshë të rëndë është rrotulluar dhe ka rënë mbi veturën në lëvizje. Policia gjermane është duke e ndriçuar rastin.

aksident

 

To Top