Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, ku sip[as raportimeve të para kanë mbetur të plagosur tre persona.

Mësohet se një “Fiat” me targa italiane është goditur nga një automjet i markës “Volkswagen”. Tre personat që ndodheshin në makinën tip “Fiat” mësohet se janë nga Fieri dhe se janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Loading...