Kronikë

Aksident në Dibër, lëndohen rëndë motër dhe vëlla

diber

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Policia e Dibrës bën me dije se një automjet tip benz, me drejtues J.D, 20 vjeç, banues në Bulqizë, si pasojë e humbjes së kontrollit, është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka dalë nga rruga.

Në automjet udhëtonte edhe motra e drejtuesit të mjetit S.D, 23 vjeçe. Si pasojë e përplasjes me bordurën dhe daljes nga rruga të automjetit, është dëmtuar rëndë pasagjerja S.D, dhe drejtuesi i automjetit shtetasi J.D.

Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku pas ndihmës së parë mjekësore, S.D, është transportuar, me helikopter në drejtim të Tiranës, ndërsa J.D, po transportohet me ambulancë drejt Tiranës. policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit. /Gazeta Express/

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top