Një aksident me plagosje ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Thanë. Mësohet se 4 persona nga Maqedonia janë plagosur si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve. Mësohet se të plagosur janë: Valeria Kostanovska 25 vjeçe, Orkidea Vleianovska 38 vjeç, Anastasia Velanoivska 17 vjeç dhe Andrea Kristovska, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të keq.

Loading...