Aksident rrugor, humb jetën 60 vjeçari nga Kërçova!

PoliceLine

 

Banori 60 vjeçar i fshatit Trapçin Doll të Kërçovës ka humbur jetën pasi e ka goditur një automjet i tipit “Opel Astra”.

Fatkeqësia ka ndodhur mbrëmë, një orë pas mesnate në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar, në Trapçin Doll kur A.S (64) nga Bukojçani i Kërçovës me automjetin “Opel astra” ka goditur këmbësorn Shukri.A (60)

Këmbësori ka marrë lëndime serioze dhe ka vdekur në vend.

Policia ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetimin./Lajmpress

Loading...