Mbrëmë rreth orës 20 në autostradën Tetovë-Shkup, një kilometër afër mbikalimit për në fshatin  Trebosh, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë të përfshirë tre automjete, një kamion dhe dy automjetet e pasagjerëve: kamion “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 24-vjeçari A.A nga Shkupi, pastaj “Citroen Berlingo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga P.D (30) nga Shkupi dhe “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 35-vjeçar D.T nga Tetova, njofton SPB-Tetovë.

Në këtë aksident, shoferi i makinës “Golf” ka marr lëndime të rënda, dhe shoferi i makinës “Citroen”, ndërsa bashkudhëtari  i këtij automjeti N.S (35) nga Shkupi kaloi më lëndime të lehta. Tre të lënduarit me autoambulancë janë transferuar në Spitalin e Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore, D.T është transferuar urgjentisht në klinikat e Shkupit, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në shtëpi.

Me autorizim të prokurorit publik është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes dhe më pas do të përcaktohen shkaqet dhe çdo gjë tjetër lidhur me këtë aksident trafiku. Fillimisht si shkak kryesor është mos respektimi i drejtimit të lëvizjes, ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 150 mijë denarë.

Loading...