Aksident trafiku në Prishtinë, bllokohet rruga për qarkullim (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë e tipit ‘Golf4’, raporton Lajmi.net.

Përpos dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar.

Mësohet se ky aksident ka shkaktuar bllokim të komunikacionit në kryeqytet.

Loading...