Aksident trafiku në rrugën regjionale Tetovë-Pirok, lëndohet një grua

Dje pasdite rreth orës 18 në rrugën regjionale Tetovë-Pirok ka ndodhur aksident me makinë, ku janë përfshirë dy automjetet e pasagjerëve “Passat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.B (38) nga f.Kamjan dhe “Mercedes Sprinter” me targa të Tetovës, i drejtuar nga Sh.B. (24) nga Reçica e Madhe, njofton SPB-Tetovë.

Nga përplasja, bashkudhëtarja e “Mercedesit” M.B(50) nga Reçica e Madhe ka marr lëndime të lehta dhe është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku edhe mbahet për shërim të mëtutjeshëm.

Është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes nga policia për të përcaktuar shkakun dhe detaje të tjera që lidhen me aksidentin. Fillimisht si arsye e aksidentit është nga shpejtësia e pa kontrolluar sipas kushteve të rrugës, dmth tejkalim shpejtësie, ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 150 mijë denarë.

Loading...