Aksidenti i autobusit në Bullgari: Japin dorëheqjen 3 ministra

Tre ministra bullgarë kanë dhënë dorëheqjen pas aksidentit të një autobusi që shkaktoi vdekjen e 17 personave dhe plagosi disa të tjerë.
Bojko Borisov bëri thirrje të premten për dorëheqjen e ministrave të tij të Brendshëm, të Transportit dhe të Zhvillimit Rajonal pasi aksidentit dhe më vonë, ministrat Valentin Radev, Ivajlo Moskovki dhe Nikolai Nankov ranë dakord se do të merrnin përgjegjësinë politike dhe do të jepnin dorëheqjen.

Dorëheqjet e tre ministrave nga partia GERB e qendrës së djathtë të Borisovit, kërkojnë miratimin nga Parlamenti për të hyrë në fuqi.

Aksidenti ndodhi të shtunën e kaluar kur një autobus turistik u përmbys në autostradë rreth 50 kilometra në veri të Sofjes, kryeqyteti i vendit.

Trembëdhjetë vetë vdiqën në vendngjarje, duke përfshirë një djalë 13-vjeçar dhe katër të tjerë vdiqën në spital. Shkaku i rrëzimit është nën hetim.

Loading...