jë aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan ku janë regjistruar disa të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Xibrakë – Qarret në fshatin Sericë, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe për pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur.

Policia është sinjalizuar nga pasagjerët dhe disa ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake nga policia të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ende nuk janë të qarta rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve. /albeu.com/

Loading...