Aksidenti tragjik në Tiranë, Parlamenti mban një minutë heshtje

Me kërkesë të deputetit Sali Berisha, ligjvënësit e mazhorancës dhe opozitës janë ngritur në këmbë sot gjatë seancës plenare në shenjë nderimi për nënën që humbi jetën dje në aksidentin tragjik në kryeqytet, në tentativë për të shpëtuar fëmijët e saj.

“Kërkoj që të mbajmë një minutë heshtje për nënën luaneshë, që dha jetën në një aksident automobilistik që shpëtoi jetën e vogëlushëve të saj”, tha Berisha.

Loading...