Një shqiptar ka humbur jetën në Patra të Greqisë, pasi është aksidentuar në punë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një fermë në Sagaika Akai, ndërsa shqiptari rreth 30 vjeç ka marrë dëmtime të shumta në trup pasi është goditur nga një frezë.

Nuk bëhet i ditur ende identiteti i shqiptarit. Pavarësisht se ambulanca ka mbërritur në vendngjarje ka qene shumë vonë pasi shqiptari kishte ndërruar jetë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
β3

Loading...