Aksion i madh policor, arrestohet kryetari i Gjykatës së Apelit

Aksion

Policia e Kosovës e ka arrestuar kryetarin e Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj në Pejë. Burime të indeksonline bëjnë të ditur se Mekaj është kapur në flagrancë. Poashtu këto burime bëjnë të ditur se bashkë me Mekajn është arrestuar edhe një femër, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. “Policia ia ka bastisur edhe shtëpinë kryetarit të Gjykatës së Apelit në Pejë”, thonë këto burime. Mekaj thuhet se “ka negociuar për lirim lidhur me një rast të kapjes së një personi me drogë”. Po ashtu bëhet e ditur se gjatë arrestimit, Mekaj u ka thënë policëve se nuk po dini kë po e arrestoni”

Loading...