Aksion i madh policor: Katër shkupjanë arrestohen në Kërçovë me drogë nga Shqipëria! Ja kush janë! (Video)

Ministria e punëve të brendshme dje në Kërçovë ka arrestuar tre persona nga Shkupi dhe ka konfiskuar 91 kilogramë marihuanë.
Deri te prokuroria kompetente, MPB ka ngritur padi penale kundër këtyre tre personave dhe tre personave tjerë, dy nga Struga një nga Shkupi, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Tregti të palejuar me drogë”, transmeton Gazeta Lajm.
“Të pandehurit drogën e kanë blerë në Shqipërinë fqinje dhe e kanë deponuar në Strugë, me qëllim që ta transportojnë deri në Shkup. Dje në orët e mëngjesit marihuana është dashur të transportohet në Shkup dhe është vendosur në një veturë “Mercedes” me targa të Shkupit, në të cilin kanë qenë dy të arrestuarit, kurse para kësaj veturë, ne rolin e ashtuquajtur “pastrues” ka lëvizur një veturë BMË me targa të Prilepit, e drejtuar nga njëri prej të arrestuarëve”, njoftoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.
Pas planit të përgatitur paraprakisht nga ana e policisë në hyrje të Kërçovës është ndalur një veturë “Mercedes” kurse në të njëjtën kohë, në dalje të Kërçovës është ndalur një veturë tjetër “BMË”.
“Tre personat që kanë qenë në dy veturat janë arrestuar. Gjatë kontrollimit të Mercedesit janë gjetur 9 thasë dhe një çantë udhëtimi me marihuanë”, deklaroi Angellovski.
Personave me iniciale S.O. (22), S.F.(22) и I.F.(24) nga Shkupi Gjykatësi u ka caktuar paraburgim në kohëzgjatje 30 ditë, personi E.M. (25) nga Struga veçmë është në vuajtje të dënimit me burg në burgun e Strugës, kurse policia ende është në kërkim të personave H.F. (23) nga Shkupi dhe B.K. (23) nga Struga.

Loading...