Aksion i madh policor në mbarë Maqedoninë, deri tani 8 të arrestuar

Një operacion policor i nisur në orët e para të mëngjesit ka rezultuar deri tani me 8 të arrestuar.
Sipas informatave jo zyrtare, operacioni ka pasur në fokus luftën kundër drogës, trafikut të saj,
fenomenit të fajdeve dhe kamatave si dhe krimit në përgjithësi.
Operacioni, sipas burimeve tona, ka qenë i shtrirë në rajonin e Sarajit, Negotinë e deri në Strugë.
Nga të dhënat, 6 prej të ndaluarve janë nga rajoni i Shkupit, ndërsa 1 nga Negotina dhe 1 nga
Struga.
Operacioni pritet të vazhdojë në kuadër të luftës ndaj trafikut dhe përdorimit të lëndëve narkotike,
edhe në ditët në vijim.
Deri tani nuk ka informacione zyrtare mbi detajet, por burimet tona theksojnë se policia do të përdor
grusht të fortë ndaj këtyre fenomeneve./TS

Loading...