Policia franceze, që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërmarrë një operacion antiterror në një lagje në periferi Saint Denis, në Paris, të lidhur me sulmet e 13 nëntorit që lanë pas 129 të vdekur.

Të paktën 2 persona të dyshuar si të lidhur me këto sulme janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe një grua kamikaze ka hedhur veten në erë. Gjatë operacionit janë dëgjuar disa shpërthime eksplozivi. Fokusi i këtij operacioni të policisë franceze është Abdelhamid Abaaoud, 27 vjeç, truri i atentateve që shkaktuan 129 viktima.

Të gjitha rrugët e Saint Denis, në distriktin ku dy persona shpërthyen bomba në afërsi të stadiumit “Stade de France”, janë bllokuar, ndërkohë që operacioni është në vijim.
Të paktën 3 oficerë policie kanë mbetur të plagosur gjatë këtij operacioni.

 

Loading...