Aksion i madh policor në disa lagje te Shkupit, Gazi Babe, Dizhon dhe Serovë si dhe në qytetet e Kumanovës, Strugës dhe Gostivar.

Aksioni sipas informatave jozyrtare është ndërmarr kundër pjesëmarrësve në luftërat në Siri dhe Irak.

Policia mëngjesin e sotëm është futur në Xhamin Tutunsuz dhe Jahja Pashë, Xhamia këto për të cilat kohë më parë BFI-ja kishte njoftuar Ministrinë e Brendshme se nuk kontrollohen nga ky institucion.

Jo zyrtarisht  raportohet se Aksioni policorë ka përfunduar, dhjetëra persona janë arrestuar, Alsat-M mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe Rexhep Memishi Imam dhe ligjërues në Xhaminë Tutunsuz në Gazi Babë dhe Jahja Pashë.

Me informata më të hollësishme do t’ju njohim gjatë ditës dhe në edicionet tona informative.

Loading...