Mbrëmë pas mesnate policia ka realiuzar një aksion në lokale në fshatin Bogovinë të Tetovës.

Gjatë këtij aksioni, janë zbuluar katër vajza nga Shqipëria të cilat në ato momente kanë zbavitur mysafirët duke kënduar dhe vallëzuar. Në një lokal është arrestuar edhe një këngëtar nga Shqipëria.

Pas kontrollit të kryer, policia ka konstatuar se bëhet fjalë për vajzat me iniciale GJ.I. (27), L.K. (26), М.Е. (21), Ç.Ј. (26) dhe këngëtari L.F. (37), shkruan Gazeta Lajm. Vajzat së bashku me këngëtarin janë arrestuar nga SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme. Gjatë aksionit, A.L. (44) nga fshati Bovovinë ka penguar policët në kryerjen e detyrës dhe për këtë shkak ai është arrestuar, njoftoi policia./Lajm/

Loading...