Maqedoni

Aktivistja nga Shkupi: Ramushi është çlirimtar, Ramushi është vetë Kosova! Dëgjojeni! (Video)

Ramush Haradinaj është Kosova! Këto ishin fjalët e akivistes nga Shkupi, Miranda Beqiri, e cila foli në emër të Këshillit Organizativ të protestës së sotme para ambasadës franceze në Shkup, ku edhe njëherë u ngrit zëri kundër arrestimit të ish kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj.

“Jemi këtu për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish kryeministrit Haradinaj dhe të ngrejmë zërin kundër arrestimit të tij të padrejtë dhe të padenjë. Ramushi është çlirimtar, zotëri Haradinaj është vetë Kosova”, tha Beqiri.

Protesta ishte paqësore. Ajo u organizuar nga Këshilli organizativ i përbërë nga studentët, profesorë, artistë dhe ish bashkëluftëtarë të Ramush Haradinajt nga Maqedonia.

To Top