Aktivizohet ambasada ruse Maqedoni, ka një porosi të re

Ambasada ruse në Maqedoni sot është deklaruar për zhvillimet e fundit politike në vend.

“Jemi të bindur se dalja nga kriza e brendshme e thellë politike që ka përfshirë Republikën e Maqedonisë, mund të gjendet vetëm në kuadër të Kushtetutës dhe në bazë të normave të përgjithshme të një shoqërie demokratike”, thuhet në komunikatën e kësaj ambasade.

Sipas komunikatës, të gjitha tentimet për tu përzier nga jashtë në këtë proces, të imponohen zgjidhje përkundër vullnetit të popullit të këtij vendi, janë të rrezikshme dhe duhet të përjashtohen nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

Më tej nënvizohet se Federata Ruse në kontinuitet e përkrahë sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë si vend i pavarur, sovran dhe integritetin territorial .  Sipas tyre, janë kontraproduktive siç thuhet shpekulimet e politikanëve të caktuar që kërkojnë arsye për krizë të brendshme politike në Maqedoni, duke qenë në rivalitet midis forcave të mëdha.

“Dënojmë tentimet e forcave të jashtme për të keqpërdorur faktorin e komplikimit të marrëdhënieve ndëretnike për qëllime të veta konjukturale. Këto veprime të rrezikshme janë rrezik për shtetin dhe i shkaktojnë dëm të madh interesave të vendit, por edhe bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal”, thekson ambasada ruse.

Loading...