Aktorët Oliver Jackson-Cohen dhe Elizabeth Reaser kanë folur për tmerrin që kanë përjetuar gjatë xhirimeve të serialit “The Haunting Of Hill House”.

Seriali “The Haunting Of Hill House” është pa dyshim një nga më të frikshmit e vitit dhe kjo ka ndikur edhe te vetë aktorët të cilën nga xhirimet e tij dolën të traumatizuar, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net

Aktori Oliver Jackson-Cohen i cili luan rolin e të droguarit tha për Metro se xhirimi i serialit drithërues e la atë duke parë vegime.

“Natyrisht ju e dini, sepse ne jemi aktorë, ne kemi imagjinatë të gjerë. Pasi kishim kryer xhirimet e serialit, fillova të mendoj se dikush ishte ulur në fund të shtratit tim gjatë natës” tha aktori duke shtuar më tej.

‘’Mbaj mend një javë kur të gjithë ne…po xhironim prej nëntë muajsh dhe më kujtohet që të thirra një ditë dhe ti thjesht nuk fole’’.

Ndërsa aktorja Elizabeth Reaser e cila në këtë serial luan rolin si motra e tij tha se pas përfundimit të xhirimeve vuante nga pagjumësia.

“Nuk kam pasur ndërveprime shpirtërore, por ndjehem sikur ka diçka që ndodh pa vetëdije. Nuk isha në gjendje të fle, ndjehesha si e çmendur”, ishin ndër të tjera fjalët e saj./Lajmi.net/

Loading...