Aktori shqiptar në “House of Deceit” me yjet e Hollywoodit

MarkoCaka

Aktori shqiptar i roleve të vogla në Hollywood, tashmë ka nënshkruar kontratë për projektin më të ri. Marko Caka do të jetë pjesë e projektit filmik, që si producentë ka dyshen e aktorëve të famshëm Ben Afflec dhe Matt Damon.

“Houses of Deceit” titullohet filmi që do të trajtojë aferat korruptive të Federatës së futbollit FIFA dhe unionit UEFA. Caka do të luajë rolin e reporterit investigues të skandaleve. Ky projekt filmik është ende në zhvillim e sipër dhe pritet që të përfundojë në vitin 2017. “Houses…” do të realizohet me regji të Gavin O’Connor. Revista “Hollywood Reporter” ka shkruar në lidhje me këtë projekt filmik.

Ky film do të realizohet nga shtëpia filmike “Warner Bors”, ndërsa, sipas kësaj reviste, për tetë ditë me radhë kanë zgjatur negociatat e kësaj kompanie për të marrë të drejtën e realizimit të filmit. “Houses…” do të bazohet në hulumtimet e reporterit Ken Besinger, që shihet si llogaria e fundit e udhëheqësit të FIFA-së, Chuck Blazer, dhe rolin e tij në skandalin më të madh sportiv në historinë e korrupsionit.

Caka këtë lajm e ka konfirmuar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Ai është bërë pjesë e botës së filmit të Hollywood një vit më parë. Para se të futej në botën e filmit ai ishte gazetar (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).

Loading...