Të gjithë e simpatizojnë aktorin hollivudian George Clooney-n sepse është i bukur dhe simpatik, por edhe për shkak të roleve të tij (sidomos kur luan Batmanin).Me sa duket tashmë aktori ka fituar sërish simpatinë e miqve të tij më të ngushtë, me bujarinë që ka treguar për në fundvit. Sipas BBC gjatë një dreke me 14 shokë të ngushtë, Clooney i ka habitur ata të gjithë kur u ka dhuruar nga një valixhe. Secila prej tyre mbante plot një milion dollarë.

Gjatë drekës aktori u  shpreh se kjo ishte një dhuratë për gjithë suportin që ata i kishin dhënë në momente të vështira të jetës dhe karrierës.

Pas publikimit të këtij lajmi, mediat kanë reaguar duke i bërë apel se ka shumë njerëz të varfër dhe në nevojë në të gjithë botën. Ato e kanë kritikuar se humanizmi i tij nuk mund të tregohet në këtë mënyrë dhe se ata që e kanë ndihmuar më tepër, kanë qenë fansat e tij dhe njerëzit e thjeshtë që e kanë pëlqyer dhe ndjekur gjithmonë.

Kritikët shkruajnë:

Clooney duket se ka harruar për grupin global të miqve që quhet njerëzimi. Oh, sigurisht, ky grup nuk mund të jetë aq ekskluziv sa “miqtë” e Clooney, por ka grupe të tillë që përbëhen nga nëna në nevojë, studentë të mbingarkuar me punë, shkrimtarë dhe artistë që nuk gjejnë mbështetje. Clooney duhet t’ju japë edhe atyre një anëtarësim në grupin e miqve. Kjo do ta bënte më humanitar.” 
Loading...