Me ndarjen e çmimeve për vepër jetësore  dhe me shfaqjen e parë në konkurrencën zyrtare për çmime “Emër” nga Teatri “Komedia”, mbrëmë në Qendrën për kulturls “Marko Cepenkov” u hap Edicioni i 51-të i Festivalit teatral të Maqedonisë “Vojdan Çernodrinski”.

Fitues të sivjetmë të çmimit për vepër jetësore janë: kritiku teatral Liljana Mazova dhe aktoret Elhame Bilall nga teatri Shqiptar dhe Sabina Ajrulla nga Teatri Dramatik – Shkup. Çmimet ua ndau kryetari i komunës së Prilepit Marjan Risteski.

Për Elhame Bilallin, çmimi është konfirmim për katër dekadat në skenë.

“Të gjithë rolet e mia i ruaj si yje në qiell, ndërsa është shumë ndjenjë e bukur kur do të ngjitem në skenë para publikut të këtij festivali, të Prilepit”, tha Bilall.

Aktorja Sabina Ajrulla theksoi se posaçërisht i vjen mirë që çmimin për vepër jetësore e fiton nga fushae saj dhe nga, siç tha, Festivali dhe në qytetin me të cili është posaçërisht e lidhur.

Sipas kritikes teatrale Liljana mazova, është e fuqishme kur në një mbrëmje tre gra do të fitojnë çmime të këtilla.

Duke e shpallur Festivalin për të hapur, zëvendësministri i Kulturës Dragan Nedellkoviq theksoi se festivali dhe skena teatrale janë vendi ku më esencialisht definohet dhe perceptohet nevoja për art në vendin tonë.

Loading...