Akuza e Verstappen: Penalizimi i padrejtë, favorizuan më të fortët

Edhe pse e preu vijën e finishit i treti, piloti holandez Max Verstappen u klasifikua i pesti në garën e zhvilluar në pistën e Monzës, pas penalitetit prej 5 sekondash që mori nga komisarët e pistës, për shkak të kontaktit me Valtteri Bottas. Kjo bëri që piloti i Red Bull të “parakalohet” pas garës si nga Bottas ashtu dhe nga Sebastian Vettel.

Bëmë një garë të mirë dhe nuk ishte e lehtë të mbaje pas Mercedes e Ferrari në një pistë të tillë. Ne synonim vendin e pestë, por arritëm të duelonim për një vend në podium dhe kjo na jep besim për garat e radhës”, tha Verstappen. “Penalizimi? I padrejtë, pasi po duelonim të dy për vendin e tretë. Ndoshta ata favorizuan makinat e forta”, tha holandezi.

Loading...