Pas akuzave të trajnerit të Kombëtares shqiptare të boksit, Zef Gjoni, në lidhje me ndeshjen e Gjetan Ketës kundër boksierit nga Bosnjë Hercegovina, është prononcuar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli, i cili mbështet plotësisht trajnerin shkodran dhe deklaron se ndeshja e Ketës nuk ishte për titullin kampion bote.

florend kalivopulli

Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, kreu i boksit shqiptar, u shpreh kështu: “Jam plotësisht dakord me deklaratën e trajnerit Zef Gjoni dhe nuk i heq asnjë presje. Një titull kampion bote do të kishte bërë që të ngrihej e gjithë bota në këmbë dhe një titull i tillë është thuajse e pamundur të zhvillohet në Dibër.

Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Loading...