Gjatë kësaj jave është mbajtur një festival kulturoro artistik në Inegol (Bursa-Turqi) ku morën pjesë ansamble kulturore artistike  nga vende të ndryshme si Azerbajxhan , Iran ,  dy shoqata nga Turqia si dhe Ansambli “ Emin Duraku” nga Maqedonia e cila u tregua shumë e zgjuar duke rrëmbyer medalje nga festivali si dhe me cmimin ” më të mirët e festivalit  “.

 

“Ishte për mrrekulli ata na kanë pritur shumë bukur ishte një festival shum i rrëndësishëm  dhe jo rastësisht ishin shumë vende që ishin të ftuara , në hotel kemi qëndruar të gjitha shtetet bashkë ishte atmosfer fantastike nuk di se si  ta  përshkruaj ne ja arritëm të marrim medalje dhe çmimin si më të mirët por edhe të tjerë nuk ishin të këqinjë por fati ishte në anën tonë dhe  juria na vlersoi   “ tha valltari i AKVP EMIN DURAKU “ për gazetën “Lajm”

Kujtojmë festivali në fjlaë u fillua si garues por në mungesen e shum shteteve që kishin frikë të vinë në Turqi ku po mbizotron gjendje jo stabile festivalit iu hjek garueshmëria por prap se prap organizatorët u munduan që ti kënaqin valltarët me epitete dhe shpërblime

 

Loading...