Alarm: Mishi i kuq i përpunuar është kancerogjen

“Mishi i kuq i përpunuar përmban substanca kancerogjene”. Alarmin e lëshon “International Agency for Research on Cancer” (IARC) e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Më pak në rrezik rezulton të jetë mishi i kuq i papërpunuar.

Verdikti tronditës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rrezikon të dëmtojë në mënyrë vendimtare biznesin e “fast food”-eve dhe industrinë e mishit.

Nga studimi, del një lidhje e ngushtë mes konsumit të mishit të përpunuar dhe diagnostikimit të tumorit e zorrës së trashë dhe stomakut.

Ajo që ka lëshuar një alarm paraprak për rrezikun e prodhimeve të derivuara nga mishi i kuq për shëndetin njerëzor, ka qenë gazeta britanike “Daily Mail”, duke cituar “një burim të mirë informuar”.

Në mishin e përpunuar, përfshihen të gjitha llojet e konservuara falë shtimit të kripës, duke mos e lënë të ngrijë. Në listën e mishrave kancerogjenë, përveç salsiçeve e proshutës, përfshihen edhe “hot dog”-ët, pançeta dhe sallami.

Këtyre u shtohet edhe mishi i ambalazhuar, përfshirë këtu mish qengji, mish lope dhe mishi i derrit, që janë klasifikuar si shkaktarë të mundshëm të kancerit.

Loading...