Alarm për sigurinë, bllokohet fluturimi i krerëve të BE nga Turqia në Bruksel

 Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kryesuesi i liderëve të BE-së, Donald Tusk, janë bllokuar mbrëmjen e sotme Turqi për shkak të alarmit për sigurinë në lidhje me avionin e tyre, ka thënë për Reuters një zyrtar i BE-së.

Dy krerët e BE-së duhej që të fluturonin me avionin e tyre, të ofruar nga “Belgian Air Force” (BAF), për t’u kthyer në Bruksel pas një takimi me 20 ekonomitë më të mëdha botërore (G20) në resortin turistik turk në Antali.

Por atyre iu është thënë se për shkak të alarmit të sigurisë në lidhje me aeroplanin e tyre, duhet të presin për një aeroplan tjetër për t’i transportuar ata të martën, ka thënë zyrtari. Ai ka thënë se shërbimet turke janë duke e hetuar rastin.

Fluturimet tjera nga Antalia kanë fluturuar me kohë, ka thënë një reporter i Reutersit nga aeroporti.

Loading...